Policia: ËSHTË KRYER DIVERZION NË POMPAT E KRIPORES

Solana, KriporjaHajdutët të cilët të premten e kaluar vodhën propelerin e pompës nga stacioni i pompimit të Kripores në Gjerana, i cili është i rëndë rreth 150 kilogram, kanë lënë gjurmë mbas vetit, gjë që mund të lehtësojë hetimin e inspektorëve të Ulqinit, shkruajnë “Vijesti”.

Administratori i falimentit në Kripore Ognjen Jovoviq ka thënë se pret qasje serioze të policisë, sepse, siç theksoi, të gjithë jemi në pozitë tmerrësisht të vështirë.

“Kjo është e pakuptimtë dhe i ka të gjithë shenjat e diversionit”, shtoi ai duke theksuar se Qeveria e Malit të Zi dhe UNDP kanë ndarë për Kripore rreth 200 mijë euro.

Qeveria për shkak të ngjarjeve rreth Kripores tash disa muaj është nën vëzhgimin e kujdesshëm të opinionit ndërkombëtar dhe vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi