Policia: HETOHET PUNA E “RIVIERËS SË ULQINIT”

ulcinjska_rivijera_headerPolicia e Malit të Zi ka filluar kontrollin e punës e të gjithë ndërmarrjeve që janë në pronësi shumicë të shtetit, transmetojnë mediet e Podgoricës.

Kjo do të thotë që do të hetohet a kanë punuar jashtë ligjit Plantazhet, Elektroekonomia e Malit të Zi, Porti i Tivarit, Infrastruktura hekurudhore, Transporti hekurudhor, Kantieri i ndërtimit të anijeve Jadran, Instituti Simo Millosheviq, Riviera e Budvës dhe ajo e Ulqinit.

Nga policia është thënë që kontrolli nuk ka filluar mbas dorëzimit të padive për shkak të parregullsive në mënyrën e menaxhimit të disa kompanive shtetërore, por bëhet fjalë për kontroll të rregullt të punës së të gjitha ndërmarrjeve ku shteti është pronarë shumicë.

Ministri i punëve të brendshme në Mal të Zi Rashko Konjeviq më herët ka paralajmëruar luftë të vendosur kundër korrupsionit në sektorin shtetërorë, duke theksuar që në vijim janë disa kontrolle. “Policia po heton punën e disa ndërmarrjeve në të cilët shteti është pronarë dominues apo shumicë, ndërsa punohet dhe në kontrollin e disa veprimeve eventualisht korruptive në disa organe shtetërore”, tha Konjeviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…