Policia e Ulqinit ka arrestuar Xhivat Zeçeviqin i cili para tyre ka rrahur me pistoletë në kokë bashkëqytetarin Asllan Molliq (56), shkruajnë “Vijesti”.
Rasti ka ndodhur të dielën në mëngjes para lokalit “Piramida”, në qendër të Ulqinit, të cilin e drejton Molliqi.
Zeçeviq, siç thuhet, është mbajtur në polici dhe me siguri sot do të dorëzohet gjykatësit për hetime në Gjykatën e lartë në Podgoricë.