Një person nga territori i komunës së Ulqinit është dënuar me 500 euro gjobë nga Policia Komunale për deponim të paligjshëm të mbeturinave, mëson Portali Ul-info.
Policia komunale lëshoi gjobën për hedhjen e mbeturinave në afëri të Plazhit të Madh.
Punëtorët e DOO “Veprimtaritë Komunale” kanë pastruar një sërë deponi ilegale në atë zonë, të cilat njollosin imazhin e Ulqinit.