Pasi që Skuadra Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim solli vendimin për ndalimin e lëvizjes në të gjithë shëtitoret e qytetit, të dielën u vendosen shiritat tek shëtitorja në Pyllin e Pishave.
Ishim të detyruar ta bëjmë këtë gjë, sepse një numër i madh i qytetarëve nuk i respekton këto vendime. Shiritat janë vendosur edhe në Ranë dhe në Valdanos, por edhe në vendet tjera ku është ndaluar shëtitja, thanë nga Policia Komunale.
Edhe një herë kanë apeluar tek qytetarët që të respektojnë masat e miratuara dhe në këtë mënyrë të parandalojnë komplikimin e situatës epidemiologjike dhe krijimin e parakushteve për daljen e shpejtë dhe rikuperimin nga situata aktuale.