Policia Komunale në ditët në vijim do të nisë aksionin e kontrollit të lokaleve që transmetojnë muzikë në territorin e komunës së Ulqinit.
Siç thuhet, qytetarët shpesh ankohen për muzikë të lartë dhe zhurmë nga disa lokale të Ulqinit.
Nga PK-ja shtojnë se do të kontrollojnë edhe zënien e trotuareve ku janë të vendosur ilegalisht tavolina dhe karrige.
“Lusim të gjithë ata që e bëjnë këtë të lirojnë hapësirat publike, porosisin nga Policia Komunale e Ulqinit.