Nga Policia Komunale deklaruan se të shtunën dy persona janë gjobitur, i pari 500 euro, kurse i dyti 150 euro.
Bëhet fjalë për personat M.S. dhe L.M., që kanë kryer deponim të paligjshëm të mbeturinave, thonë nga Policia Komunale.
Siç shtohet, janë ndërmarrë masat kundër personave të cilët ilegalisht kanë ndërtuar në zonën e ngushtë të qytetit.
Me dispozitat komunale nga 1 qershori në këtë zonë është në fuqi ndalimi i ndërtimit.