Pjesëtarët e Policisë Komunale rrënuan sot themelet e një objekti pa leje që ishte dashur të ndërtohej në tokën komunale në qendër të Shtojit, njoftohet Portali Ul-info nga ky organ.
Komuna e Ulqinit do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Ulqin kundër personit të paindentifikuar.
Siç thanë nga Policia Komunale, në ditët në vijim aksionet për largimin e objekteve pa leje do të vazhdojnë edhe në pjesët tjera të komunës së Ulqinit.