Punonjësit e Policisë Komunale këto ditë vazhduan me aksionin e heqjes së objekteve të vendosura ilegalisht në hapësirat publike.
Kështu të enjten hoqën reklamat në Kala, në ditët e ardhshme aksionet e ngjashme do të ndërmerren në tërë territorin e Komunës së Ulqinit.
Nga administrata lokale paralajmërojnë një sërë masash në vendosjen e rendit komunal në prag të sezonit të ardhshëm turistik.