Policia Komunale të enjten me makinën speciale për tërheqje, “merimangë”, ka larguar automjetet nga rruga në Mëhallë të Re.
“Më herët në bashkëpunim me organet dhe institucionet tjera shtetërore kemi vendosur shenjat e komunikacionit dhe kemi paralajmëruar të gjithë pronarët e automjeteve që në këtë hapësirë ndalohet parkimi. Bëhet fjalë për rrugën frekuente, në veçanti pas orës 20”, thanë nga ky institucion komunal.
Disa qytetarë në këtë vendbanim kanë thënë se për këtë arsye do ti dërgojnë peticion Komunës në të cilin do të kërkojnë që të paktën në një anë të rrugës të lejohet parkimi.