Në fillim të gushtit të këtij viti hyri në fuqi Vendimi për Përcaktimin e Zonave Akustike në territorin e Komunës së Ulqinit.
Sipas këtij vendimi Ada e Bunës është shpallur zonë e qetë në natyrë dhe gjendja në këtë hapësirë të mrekullueshme është më e mirë se përpara.
„Punonjësit e Policisë Komunale janë vazhdimisht në terren dhe kanë lëshuar mbi 30 urdhëra për kundërvajtje mbi këtë bazë. Shpresojmë se me këto masa preventive dhe represive problemi i zhurmës do të zgjidhet“, tha për Portalin Ul-info u.d. i shefit të këtij institucioni Amir Mehmeti.