Nga Policia Komunale në Ulqin për Portalin Ul-info njoftuan se në dy netët e ardhshme nuk do të lejohet kalimi me automjete në Ranë.Siç thuhet, të martën dhe të mërkurën, më 31.12. dhe me 1 janar, do të pamundësohet kalimi për të gjithë automjetet nga “Posjedoni” deri tek ish hoteli “Jadran”.
Policia Komunale falënderoi për mirëkuptimin të gjithë qytetarët dhe iu uroi Vitin e Ri 2020.









