Nga Policia Komunale apeluan në përdoruesit e tarracave, pronarët e lavazheve të automjeteve dhe objekteve të tjera afariste që të përcjellin me kujdes shpalljen e planit pesëvjeçar për objektet e përkohshme në territorin e Komunës së Ulqinit.
“Sepse, në javët e ardhshme, në kuadër të përgatitjes për sezonin turistik, do të nisim aksionin e gjerë të lirimit të hapësirave publike (rrugëve dhe trotuareve) nga objektet ilegale, si dhe nga tavolinat dhe karriget”, njoftohet nga PK-ja.
Thuhet se në mars me sukses u krye aksionin i heqjes së panove reklamuese që ishin ilegalisht të vendosura.