Policia Komunale njoftoi se nga e premtja deri të dielën, pra datat 28, 29 dhe 30 prill, nga ora 20:00 deri në 24:00 do të jetë e mbyllur rruga nga Poseidoni në drejtim të Ranës.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë këtë vendim dhe të parkojnë siç duhet automjetet e tyre”, thuhet në këtë institucion.
Siç u tha, sezoni turistik në rivierën e Ulqinit pritet që praktikisht të nisë këtë fundjavë.