Nga Policia Komunale kanë njoftuar se janë të vendosur që para kulmit të sezonit turistik të vendosin rendin komunal në tërë territorin e Komunës së Ulqinit.
Siç theksohet, të premten nisi aksioni i kontrollit të të gjithë atyre të cilët në mënyrë ilegale kryejnë ndonjë aktivitet ekonomik në Ranë.
Po ashtu, do të kontrollohet se a i përmbahen objektet hotelerike dhe lokalet orarit deri kur lejohet emetimi i muzikës, si dhe lartësia e volumit të saj.