Objekti pa leje mbi Plazhin e grave, në afërsi të hotelit “Albatros”, ndërtimi i të cilit filloi para disa ditëve, do të prishet të enjten, me 28 mars, mëson Portali Ul-info.
“Inspektorët e sekretariatit, mbas njoftimeve, kanë dal në vendngjarje dhe kanë konstatuar gjendjen momentale, gjegjësisht që po ndërtohet pa leje objekti në parcelën e shtetasit të Kosovës Lirim Mustafës. Për këtë pjesë të qytetit nuk ekzistojnë planet. Për këtë çështje njoftuam Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit dhe inspektori i tyre pas vizitës së terrenit dhe konstatimit të gjendjes momentale caktoi prishjen”, tha për “Vijesti” shefi i Policisë Komunale në Ulqin Milazim Mustafa.
Ai tha se inspektorët nuk vërtetuan se a është shtetasi i Kosovës edhe investitor i këtij objekti.