Policia Komunale: PA PËLQIMIN E ORGANEVE SHTETËRORE KRYHEN PUNIMET NË SHAS

Kalaja e Shasit, Stari grad SasNë bazë të kërkesës së kryetarit të Bashkësisë Lokale Katërkollë se erdhi deri tek devastimi fizik në Kalanë e Shasit, inspektorët e Policisë Komunale në Ulqin dje pasdite vizituan këtë lokalitet arkeologjik.

Në procesverbalin zyrtar i cili iu dërgua adresave të rëndësishme në adresat e rëndësishme të shtetit dhe Komunës, konstatohet se pa pëlqimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Të Mirave Kulturore të Malit të Zi u kryen punimet në kishën e Shën Gjonit.

Theksohet në momentin e kontrollit në Shas inspektorët nuk gjetën askënd, si dhe që procesverbalit ia bashkëngjiten edhe fotografitë nga vendngjarja dhe ia dërguan Drejtorisë.

Nga Mitropolia Malazeze-Bregdetare është paralajmëruar se në këtë vend mitropoliti Amfilohie do të mbajë liturgjinë.

Pas kësaj ai do të vizitojë kishën në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi