Nga Policia Komunale në Ulqin njoftojnë se të martën dorëzuan padinë penale kundër një personi.
Duke mos përmendur emrin e personit, theksohet se ai ofentoi policët komunal në rrugën kryesore të qytetit.
„Edhe pse ai kërkoi falje më vonë për sjelljen e vet, ne e dorëzuam padinë pranë Departamentit të Policisë në Ulqin“, thuhet nga Policia Komunale.