Inspektori i komunikacionit Ardian Muçaj ka lajmëruar në polici që, gjersa po kryente kontrollin e taksistëve të egër me inspektorin komunal Amir Mehmetin në Plloçë, një person e ka penguar në kryerjen e detyrës zyrtare.
Tha se bëhet fjalë për personin M.R., i cili refuzoi kërkesën e tij që të dorëzojë dokumentet personale dhe pastaj u largua.
Prandaj kundër këtij personi, në proces të rregullt, do të dorëzohet padia penale.