Nga Policia Komunale njoftuan Portalin Ul-info se me 25 prill, me gjeometrin e Komunës, vizituan vendin në Pyllin e Pishave ku janë kryer punimet.
Thuhet se u vërtetua që punimet janë kryer edhe në 250 metër katror të pronës së Komunës së Ulqinit.
“Policia Komunale, menjëherë pas festive, të martën hartoi procesverbalin dhe dokumentacionin e kompletuar e dërgoi në Prokurorinë Shtetërore, Drejtorinë e Policisë, Sekretariatin për Mbrojtjen e Pasurisë pranë Komunës së Ulqinit dhe Drejtorinë për Punë Inspektuese”, shtohet në kumtesë.