Policia Komunale njoftoi se të hënën në Ulqin një person refuzoi të legjitimohet.
Bëhet fjalë për shtetasin e Malit të Zi nga Rozhaja, me banim të përkohshëm në Gjermani.
„Ky person i papërgjegjshëm me përkrahjen e Drejtorisë së Policisë u morr dhe u dërgua tek gjykatësi për kundërvajtje“, shtojnë nga Policia Komunale.