Për shkak të një sërë aktivitetesh interesante që do të zhvillohen në Ulqin në ditët në vijim, Policia Komunale ka vendosur të vendosë kufizime në disa pjesë të Ulqinit për të shmangur bllokimin e trafikut.
Kështu ditën e enjte, nga ora 18:00 deri të premten në orën 12:00, do të ndalohet lëvizja e mjeteve në Ranë.
Gjithashtu të premten nga ora 9:00 nuk do të lejohet qarkullimi nga Prva banka në drejtim të Ranës.