Pjesa më e madhe e drogës të llojit kanabis kalohet në Mal të Zi përmes kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, njoftohet nga Drejtoria e Policisë.
“Konkretisht, bëhet fjalë për rripin e gjelbër dhe të kaltër në Ulqin, lumin Buna, liqenin e Shkodrës dhe zonën malore kah veriu, ku kontrabandistët përdorin terrenet vështirë të kalueshme dhe shtigjet vështirë të qasshme”, thonë nga policia.
Shtohet se në zonën të cilën e mbulon Stacioni i Policisë Kufitare Ulqin për 11 muaj të vitit të kaluar u sekuestruan 275 kilogram kanabis.