Të enjten zyrtarët policor të Policisë Kufitare në Ulqin kanë zhvilluar aktivitetet që janë pjesë e projektit “Puna e policisë kufitare në komunitet”.
Me këtë rast, në kuadër të programit me emër “Në shërbim të qytetarëve”, u realizua ligjërimi i punonjësve në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë dhe Krythë.
Ligjërimi kishte të bënte me sigurinë në komunikacion, me përqendrim në rrezikun nga narkotikët. Po ashtu, është bërë prezantimi i mjeteve transportuese dhe të pajisjeve të cilat zyrtarët e Policisë Kufitare i shfrytëzojnë gjatë punës.
Nxënësve janë ndarë fletushkat informative.