Policia e Ulqinit mbrëmë arrestoi shtatë persona për shkak të shkeljes së masave të Trupit Nacional Koordinues, mëson Portali Ul-info.
Gjashtë persona janë tubuar në vendin publik dhe kanë pirë pije të blerë në market, gjersa një person ilegalisht ka hyrë nga Kosova.
Nga Komuna e Ulqinit dhe Njësia e Sigurisë kanë apeluar tek qytetarët që të respektojnë distancën fizike dhe të përkrahin masat tjera të organeve kompetente duke paralajmëruar kontrollet e rritura gjatë ditëve të ardhshme në tërë territorin e vetëqeverisjes lokale.