Në pikën e përbashkët kufitare Sukubinë – Muriqan me Republikën e Shqipërisë në vitin 2019 shënuan rezultatet rekord, u njoftua pas takimit të drejtorit të Drejtorisë së Policisë Veselin Veloviq me eprorët e Qendrës së Sigurisë në Tivar, Njësinë e Sigurisë në Ulqin dhe të Policisë Kufitare.
Siç u theksua, numri i udhëtarëve u rrit për 14,2 për qind në krahasim me një vit më herët, më saktësisht pikën kufitare gjatë vitit 2019 e kaluan 2.702.885 udhëtarë.
“Të gjitha aktivitetet e policisë gjatë sezonit turistik kanë vetëm një qëllim, që turistët të ndjehen të mirëseardhur dhe të sigurt”, përfundohet në takim.