Në pikën kufitare Sukubinë policia ka sekuestruar nga shtetasi italian A.B. (59) rreth dhjetë kilogram drogë të tipit kanabis.
Droga është gjetur në makinën e tipit “Mitsubishi”, në pjesën e sipërme dhe të poshtme të makinës si dhe në panelin e përparmë.
Shtohet që A.B., makina dhe materia e gjetur janë dorëzuar policisë së Shqipërisë për veprime të mëtejshme.