Drejtoria e policisë ka lajmëruar që ka konfiskuar pistoletën prej një personi dje në Ulqin të cilën e zotëronte ilegalisht.
Thuhet që qytetari i Ulqinit A.S. (26) mbrëmë rreth orës 22.15, ka kaluar me makinë në rrugën 26 nëntori dhe afër një lokali, në të cilën qytetarët kanë shikuar ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, nga pistoleta lartë ka shkrepur disa fishek. Mbas kësaj ai u largua.
Policia ka reaguar shpejtë dhe rreth orës 23 ka kapur A.S. dhe e çoj në hapësirat zyrtare policore dhe e morri pistoletën “CZ” TT M 57, e kalibrit 7,62 mm.
Prokurori themelor shtetëror në Ulqin urdhëroi që padia penale kundër A.S. të procedohet në procedure të rregullt. A.S., me kërkesë për inicim të procesit të kundërvajtjes, i është dorëzuan Organit zonal për kundërvajtje.