Punjonjësit e Drejtorisë së policisë kanë identifikuar personin për të cilin dyshohet që në marinën Kacema në Ulqin ka vjedh tre motorë anijesh, të ashtuquajtura penta.
Siç është lajmëruar nga Drejtoria e policisë punonjësit e Policisë së Ulqinit me 22 gusht ia dorëzuan zëvendësit të Prokurorit themelor shtetëror në Ulqin raportin e veçantë, si plotësim të padisë penale, kundër A.K. (34) nga Ulqini, për shkak të dyshimit që ka krye tre vepra penale – grabitje.
“Aktivitetet policore ngrenë dyshimin që A.K. ka kryer veprat penale në natën në mes 20 dhe 21 gushtit të vitit 2014 në mënyrë që në marinën Kacema, në Plazhin e vogël në Ulqin, është afruar tre anijeve, në pronësi të N.B., A.A. dhe A.N, nga të cilët ka tjetërsuar nga një motor- penta (gjithsej tre) në mënyrë që fillimisht me përdorim të mjeteve dhe forcës fizike ka thyer drynat me të cilat motorët ishin të siguruar. Ai, siç dyshohet, mbas kësaj është larguar nga vendngjarja”, thuhet në kumtesë.
Në vendngjarje është kryer hetimi, ndërsa janë marrë dhe masa tjera zyrtare në bazë të cilëve A.K. është identifikuar dhe të nesërmen është proceduar.