Punonjësit e Drejtorisë së policisë kanë dorëzuar padinë penale pranë prokurorisë kompetente kundër H.Q. (62) nga Deçani – Kosova, me banim në Ulqin, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale fajde.
Veprimet e policisë dhe prokurorisë çojnë drejtë dyshimit se H.Q. gjatë vitit 2010 i dha S.K. nga Ulqini para borxh me vlerë rreth 20.000 euro me të ashtuquajturën kamatë fajdesh, e cila ishte 10% në nivel mujor, me ç’rast morri për vete dobi pronësore të kundërligjshme.
Përndryshe, H.Q. në periudhën e kaluar në dy raste është proceduar për shkak të veprës penale fajde.