Policia: PADI PENALE KUNDËR XHAUDET CAKULIT

Xhaudet Cakuli, Dzaudet CakuliPunonjësit e Drejtorisë së policisë kanë ngritur padi penale kundër pesë personave – katër fizik dhe një juridik për dyshimin se me vepra penale nga fusha e krimit ekonomik kanë dëmtuar kreditorët dhe buxhetin e shtetit në vlerën e përgjithshme prej gati 1.400.000 euro (saktësisht, 1.389.958,38 euro).

Siç transmeton CdM, janë ngritur paditë penale kundër XH.C. (58) nga Ulqini, bashkëthemeluesin e kompanisë “Primus Electronics” sh.p.k. Ulqin, D.C. (53) nga Ulqini, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i firmës “Primus Electronics” sh.p.k. Ulqin, dhe ndaj personit juridik “Primus Electronics” sh.p.k. Ulqin, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale evazion fiskal dhe evazion të kontributeve në lidhje me veprën penale shkaktimi i falimentit të rrejshëm dhe në lidhje me veprën penale keqpërdorim i kompetencave në ekonomi, si dhe E.R. (48) nga Podgorica, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale evazion fiskal dhe evazion të kontributeve duke ndihmuar dhe në lidhje me një pjesë të keqpërdorimit të kompetencave në ekonomi duke ndihmuar.

Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi