Punonjësit e Drejtorisë së Policisë kanë ngritur padinë penale tek prokurori i Prokurorisë Themelore Shtetërore në Ulqin kundër shoqërisë ekonomike “Sport Billy SHPK” Ulqin dhe kundër personit përgjegjës në këtë shoqëri ekonomike K.S. (56) për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale veprimtari e pa lejuar ekonomike, bankare, bursore dhe sigurimi.
Siç thanë nga Drejtoria e Policisë, dyshohet se shoqëria ekonomike dhe drejtori ekzekutiv kanë kryer veprën penale e cila u ngarkohet në mënyrën që gjatë periudhës prej vitit 2016 deri më sot në vendin Zogaj kanë kryer veprimtarinë ekonomike të eksploatimit të gurit dhe zhurit të cilët ia kanë shitur personave të tretë, pa kontratë të koncesionit me ministrinë kompetente.
Foto: Ilustrim