Punonjësit e Drejtorisë së policisë kanë dorëzuar padi penale kundër tre personave për shkak të dyshimit se kanë kanë kryer veprën penale lënie pas dore dhe keqtrajtim të personit të mitur në Ulqin.
Në Prokurorinë themelore në Ulqin u dorëzuan paditë penale kundër D.B. (36) nga Podgorica, B.I. (25) nga Gjakova, me banim në Podgoricë dhe G.I. (39) nga Gjakova, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale lënie pas dore dhe keqtrajtim të personit të mitur në Ulqin.
Ato, siç dyshohet, këtë vepër penale e kanë kryer në mënyrën që në periudhën prej fillimit të gushtit të vitit 2016 deri në tetor të vitit 2016 në territorin e Komunës së Ulqinit kanë kryer keqpërdorimin e fëmijëve të vet të mitur duke i nxjerr në orët e mbrëmjes në rrugë pranë udhëkryqeve, semaforëve dhe vendeve tjera publike për lypje dhe fitim të dobisë pronësore.