Policia e Ulqinit të dielën në orët e pasdites, në vendin Veliki Pjesak, ka ndaluar kamionin me rimorkio, të cilën e drejtojë R.J. (26), njoftohet nga Drejtoria e Policisë.
“Gjatë kontrollit të cilin e kanë bërë përfaqësuesit e policisë janë gjetur sasi të caktuar rëre, të cilën R.J. e ka siguruar nga oborri i tij, e të cilin kishte qëllim t’ia shiste personit tjetër, edhe pse nuk posedon kompaninë e as regjistrimin ose lejen për ushtrimin e kësaj veprimtarie ekonomike”, thuhet në kumtesë.
Shtohet që sipas urdhrit të prokurorit kompetent, është ngritur padia penale kundër R.J. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ushtrim i palejuar i veprimtarisë ekonomike, bankare, të bursës dhe sigurimit.