Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë, duke ndërmarrë aktivitete për zbulimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, kanë paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë kundër Q.I. (41) nga Ulqini.
Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.
“Dyshohet se Q.I. veprën penale të lartpërmendur e ka kryer në mënyrën që në vitin 2015, duke shpërdoruar besimin dhe raportin e varësisë, ka lidhur martesë të paligjshme të vajzës së saj, e cila atëherë ishte 12 vjeçe, me një person nga Ulqini dhe me atë rast ka përfituar dobi materiale në shumën 2000 euro”, pohuan nga policia.