Policia: PËRGATITJE PËR SEZONË

Drejtuesit e policisë së Ulqinit kanë mbajtur sot takim me qiramarrësit e plazheve me qëllim koordinimit sa më të mirë të punëve para sezonit të ardhshëm turistik.

Takim i ngjashëm së shpejti do të organizohet edhe me pronarët e objekteve hotelerike në territorin e komunës, si dhe me subjektet tjera të ofertës turistike.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, numri më i madh i veprave penale në Ulqin shënohet gjatë muajve të verës. Vitin e kaluar nga gjithsej 168 raste të prishjes së rendit dhe qetësisë, gati gjysma është kryer gjatë sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi