Policia e Ulqinit ka marrë dje në pyetje deri në orët e para të mëngjesit kryetarin e Sindikatës së Kripores Marko Miranoviq dhe rreth njëzet punëtorë të kësaj ndërmarrje, për rrethanat e shpërthimit të zjarrit në rrethin e fabrikës, kur u dogjën dy automjete, shkruan “Dan”. Policia po heton se ku ishte çdo punëtorë në momentin e shpërthimit të zjarrit, i cili ndodhi të shtunën rreth orës 22 e 30 minuta.
Miranoviq tha që pret që organet hetuese, në të cilët kemi besim të plotë, në afat sa më të shkurtë do të zbulojnë se kush është përgjegjës për këtë vepër të tmerrshme.
Përndryshe, makinat të cilat u shkatërruan ishin pronë e ndërmarrjes, nuk ishin të regjistruar dhe përdoreshin kryesisht për transport në rrethin e kripores.
Sipas asaj çfarë shkruan “Vijesti”, policia së shpejti mund të gjej një apo më shumë autorë të kësaj ngjarje dhe eventualisht porositësit e djegies së automjeteve të Kripores.