Përfaqësuesit e policisë sekrete malazeze (ANB) kanë marrë në fillim të gushtit lejen që të përcjellin anëtarët e lëvizjes vehabiste në Ulqin dhe pesë qytete tjera të Malit të Zi, shkruan “Dan”.
Thuhet po ashtu që po evidentohen të gjithë kontaktet e tyre me vehabitë në regjion.
Ky reagim i policisë sekrete erdhi pasi që pak kohë më parë në Kosovë janë arrestuar 40 persona për të cilët besohet se kanë marrë pjesë në lufta në Siri dhe Irak.
Nga ANB-ja kanë deklaruar se kanë të dhëna që vehabitë në Mal të Zi marrin mjete të konsiderueshme financiare nëpërmjet organizatave islamike humanitare.