Drejtoria e policisë ka njoftuar se në një makinë me targa të Ulqinit në Tivar gjeti dhe sekuestroi dy çanta duke dyshuar se në to gjenden 21.350 gram marihuanë të tipit skank.
Siç mësojmë, personi i cili nisi dërgesën është në arrati.
Nga policia po ashtu thonë se kanë kryer kontrollin e shtëpisë dhe të hapësirave tjera të N.S. nga Ulqini, ku u gjetën dhe sekuestruan 81,4 gram skano, si dhe 91,6 gram përbërës për të cilin, pas ekspertizës, do të vërtetohet a përbën substanca psikoaktive.








