Policia: SHTETASIT E SHQIPËRISË TË DYSHUAR PËR VRASJEN E GJURISHIQIT

Policia ka zbardhur vrasjen e Momçillo Gjurishiqit (69) e cila është kryer më 4 korrik në Ulqin.

Punonjësit e Sektorit për luftë kundër krimit me kolegët nga Qendra e Sigurisë në Tivar kanë dorëzuar paditë penale kundër dy shtetasve të Shqipërisë, P.V. (34) dhe L.D. (35), të cilët dyshohen për vrasjen e Gjurishiqit, tha shefi i Sektorit për Parandalimin e Kriminalitetit të Përgjithshëm, Aleksandar Boshkoviq në konferencën e sotme për shtyp të Drejtorisë së Policisë.

Ai tha se janë gjetur sendet të cilat janë përdor për vrasje, është zbuluar drejtimi i arratisjes së tyre… Shtetasit shqiptar janë në arrati, shtoi Boshkoviq.

Boshkoviq ka thënë se gjatë hetimit kanë identifikuar kryerësit e kësaj vepre dhe që kolegët nga Shqipëria, pas dorëzimit të provave të mbledhura, vërtetuan dyshimet.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Boshkoviq ka thënë se një nga motivet e vrasjes mund të jetë gjakmarrja, por nuk mund të pohojnë përfundimisht. Ai tha se personi që kreu vrasjen është P.V.

“Në bazë të aktiviteteve të ndërmarra të policisë malazeze, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Shtetërore, është vërtetuar koha e hyrjes në Mal të Zi, automjeti i shfrytëzuar”, tha Boshkoviq.

Ai shtoi se ato kanë hyrë legalisht në Mal të Zi dhe kanë dal përmes pikës kufitare në Sukubinë, të njëjtën ditë kur është kryer vrasja.

Boshkoviq falënderoi kolegët nga Shqipëria, të cilët kanë reaguar menjëherë, e në veçanti drejtorinë e atjeshëm të policisë kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi