Të gjithë kapacitetet e policisë së Ulqinit janë vendosur në funksion për zbulimin e vrasësit të mësues në pension Stana Bozhoviq, jozyrtarisht është deklaruar për Portalin Ul-info.
Për këtë arsye, siç theksohet, në interes të hetimit, opinioni për asgjë konkretisht nuk njoftohet.
“Ditë-natë punojmë në këtë rast. Këtë e kemi prioritet mbi prioritete. Çdo gjë tjetër është në plan të dytë, duke përfshirë këtu edhe rastin siç është, për shembull, zhdukja e rreth 3100 eurosh nga Organizata turistike”, shtoi burimi jonë.
E vetmja gjë momentalisht e sigurt është që Stana u vra brutalisht më 15 shtator në shtëpinë e saj në Meteriz.








