Policia: U ARRESTUAN SHTETASIT SHQIPËTAR NË PESHKIM TË PALIGJSHËM

Punonjësit e Drejtorisë së policisë të premten kanë gjetur mjetin lundrues në ujërat territoriale malazeze në peshkim ekonomik të paligjshëm, në të cilin ishin tre shtetas të Shqipërisë L.L.(51), S.F.(20). SH.S.(44) dhe një shtetas i Egjiptit A.A.(52). Ato pastaj u proceduan për dyshim të bazuar, që kanë kryer shkelje të Ligjit për kontroll kufitarë.

Theksohet që ato kanë peshkuar rreth 11 mile nautike nga bregu, përball Budvës, me anijen “Rozafa 12”, e cila ka lundruar nën flamurin e Republikës së Shqipërisë dhe e cila u gjet me rrjeta të lëshuara në det, pra, në peshkim të paligjshëm ekonomik.

Drejtuesi i mjetit lundrues dhe anëtarët e  ekuipazhit janë dorëzuar inspektorit përgjegjës për të huajt në Njësinë e sigurisë kufitare në Tivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi