Punonjësit e Drejtorisë së policisë në Ministrinë e punëve të brendshme të Republikës së Serbisë, javën e kaluar në Pançevo, kanë arrestuar Boban Vukoviqin (23) nga Ulqini, njoftoi policia malazeze.
Vukoviq ishte shpallur në kërkim me mandat ndërkombëtar të Interpolit, të shpallur në bazë të kërkesës së Gjykatës themelore në Ulqin e cila është shpallur për arrestimin e këtij personi për shlyerjen e dënimit me burg në periudhë shtatë mujore.
Vukoviq është dënuar me burgim me vendim të gjykatës së përmendur, për vepër penale “vjedhje e rëndë”.