Të enjten, efektivët e policisë kufitare kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë gjetur mjetin e vjedhur dhe kanë arrestuar E.I. (22), shtetasin e Republikës së Shqipërisë, me dyshim se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë, njofton Drejtoria e Policisë.
“Në fakt, rreth orës 12:30, zyrtarët policorë kanë marrë vesh se është vjedhur një automjet tip “VW Golf” me targa të Ulqinit, dhe se i dyshuari po e ngiste mjetin në drejtim të kufirit shtetëror me Shqipërinë.
Policia kufitare e ka ndaluar mjetin në fjalë në Krythë, gjatë të cilit E.I. ka dalë nga automjeti dhe është larguar me vrap. Me një intervenim të shpejtë i dyshuari është kapur”, thuhet nga Policia.
Automjeti i është kthyer pronarit.
I dyshuari me kallëzim penal do të dërgohet në në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Ulqin.