Policia: VJEDHJE TË SHUMTA, NË SHËNJESTËR KRYESISHT TELEFONAT

Telefonat celular, Mobilni telefoniNë masën e mbi 100 mijë mysafirëve të cilët këto ditë pushojnë në rivierën e Ulqinit, gjenden edhe një numër i atyre që janë këtu për grabitje. Në shënjestrën e tyre kryesisht janë telefonat celular, jozyrtarisht njoftohet nga policia.

“Numri i rasteve të tilla nga fillimi i gushtit ishte shumë i madh, kështu që shpesh nuk arrinim as ti shënonim të gjithë këto raste”, tha burimi ynë.

Ai pohon se edhe afërsia e kufirit i konvenon hajdutëve, por edhe pakujdesia e mysafirëve dhe vendasve.

“Pavarësisht në numrin kaq të madh të turistëve i cili është pesë herë më i madh se numri i banorëve vendas, prapë se prapë gjendje e përgjithshme e sigurisë dhe rendit publik në Ulqin është në nivel të lartë”, pohojnë nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi