Policia: ZGJIDHEN TETË VJEDHJE TË RËNDA

Kradja, vjedhjePolicia e Ulqinit ka arrestuar shtetasin shqiptar A.M. (26), për dyshim se ka kryet tetë vepra penale – vjedhje e rëndë në zonën e kësaj komune. “Dyshohet që A.M., këtë muaj, në zonën e komunës së Ulqinit, ka kryer tetë vjedhje të rënda në dëm të personave fizik, në mënyrë që ka thyer tetë makina pasagjerësh prej ku ka plaçkitur gjëra të ndryshme”, ka deklaruar drejtoria e policisë.

“A.M. është arrestuar, ndërsa te ai në këtë rast janë gjetur sendet të cilat kanë prejardhje nga veprat penale për të cilat akuzohet. Sendet e gjetura janë sekuestruar dhe do ti kthehen pronarëve të dëmtuar”, ka deklaruar policia.

Mbas arrestimit A.M. është dorëzuar prokurorit themelor shtetëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi