Policia e Ulqinit zbardhi tre vjedhje të rënda të cilat u kryen në dëm të tre personave juridik në zonën e vendbanimit Shtoji Poshtë, njoftohet nga Drejtoria e Policisë.
“Punonjësit e Policisë arrestuan J.C. (29) nga Rozhaja për shkak të dyshimit se kreu tre vepra penale vjedhje e rëndë dhe me padi penale ia dorëzuan prokurorit kompetent.
Siç dyshohet, ai nga objekti hotelerik dhe marketi morri gjithsej 600 euro, tre telefon celular, lap top, 100 paketa cigare dhe një sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike”, thuhet në kumtesë.