Harapët e Ulqinit gjithmonë ishin atraksion, i cili komunitetit tonë të vogël i ka dhënë sharmë të veçantë.
“Politika” e Beogradit e datës 12 mars të vitit 1938 shkruan se dy harapë të vegjël nga Ulqini ndodhen në Dubrovnik ku shkollohen dhe nganjëherë punojnë duke ndihmuar kështu prindërit e tyre të varfër. Vëllai i tyre, Rizo Harapi i njohur, ishte në atë kohë në Zagreb dhe punonte si liftboj në hotelin e njohur “Esplanda”.
Ato në “qytetin e Shën Vllahut” mbërritën mbasi që tregtari i pasur dubrovnikas Gjusto Tezhak, i cili shpesh punonte me Ulqinakët, e luti babanë e tyre që t’i lejoi që ai t’i edukoi dhe shkolloi.
“Harapët e vegjël janë shumë të njohur. Meqë janë mirë të edukuar dhe për nga natyra të mirë, ato janë bërë simpatia e të gjithëve në Dubrovnik, veçanërisht e turistëve”, shkruante kjo gazetë para 76 viteve.