Politika: MZ POZITIV I KËNAQUR, PSD DHE UDSH JANË MBAJTUR

Carsija, Ulqin, Ulcinj, Kalldrami, Kaldrma,Lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka ka deklaruar që kjo parti ka pritur më shumë, por që një mandat i UDSH-së vlen sa tre mandate të partive tjera. “Ne në fushatë kemi hyrë me shumë pak para dhe nuk kishim mundësi të bëjmë betejë më të fortë politike”, tha ai.

Kryetari i PSD-së Selim Resulbegoviq ka thanë që është i kënaqur që kjo parti ka fituar gati të njëjtin numër të votave si në zgjedhjet tjera lokale. “Ne mbetëm aty ku ishim, ndërsa të tjerët që ishin partnerët tanë të koalicionit në pushtet kanë rënë ndjeshëm”, tha ai duke shtuar që ky rezultat është suksesi më i madh i partive qytetare në Ulqin.

Bartësi i listës së MZ Pozitiv Dritan Abazoviq nuk fsheh kënaqësinë që kjo parti ka fituar dhjetë për qind të votave më shumë se në zgjedhjet parlamentare. “Çdo votë e jona është e pastër si loti. Ky është kapital i mirë për në të ardhmen”, vlerësoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…