Politikë: REAGIM NGA KABINETI I KRYETARIT TË KOMUNËS

image003 (1)Me rastin e kumtesës së djeshme të këshillit komunal të PSP, jemi të detyruar, për hir të opinionit, të reagojmë për herë të fundit për këtë çështje:

Në deklaratë së pari gjoja thirren në Ligjin për financimin e partive politike, i cili kinse e ndalon punësimin pas shpalljes së zgjedhjeve. Për hir të opinionit duhet të citojmë dispozitat e këtij ligji, përkatësisht nenin 21, paragrafi 1 ku thuhet “Ndalohet  shpallja publike dhe punësimi i personave në organet shtetërore, organet e administratës shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike,institucionet publike dhe fondet shtetërore, në kohë të caktuar dhe angazhimi sipas kontratës në vepër, në periudhën nga dita e shpalljes deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve”. Do me thënë është i ndaluar punësimi në kohë të caktuar, por jo edhe çdo punësim zotërinj të PSP. A bëhet fjalë këtu për analfabetizëm, ndoshta nuk dini të lexoni, ndoshta është fjala për injorancë, ose thjeshtë dëshironi të intrigoni, nuk dihet se cila nga këto gjëra është më e keqe, por njëra prej këtyre që u përmendën qëndron. Enti për punësim nuk do ta pranonte shpalljen e konkurseve të përmendur sikur të ishin të paligjshëm, por do t’i kishte refuzuar, siç ka bërë me konkursin për Kryeadministrator (në kohë të caktuar prej 4 vitesh), për shkak të zgjedhjeve të atëhershme presidenciale, për të cilën gjë edhe është vonuar shpallja e tij.

Injoranca ose intriga juaj e dytë ka të bëjë me procedurën e punësimit në organet e administratës lokale, me të cilin rast përqeshni pohimet tona që në ato raste është siguruar procesi në tre nivele, sepse gjoja nuk e kemi kryeadministratorin. Si duket nuk i lexoni ligjet, por për hir të opinionit, na duhet të citojmë disa dispozita të Ligjit për nëpunësit shtetërorë, përkatësisht nenin 136, paragrafi 1 “Për ankesën në aktvendimin me të cilin është vendosur për të drejtat dhe obligimet e nëpunësit shtetëror dhe për ankesën në vendimin për zgjedhjen e nëpunësit shtetëror vendosën Komisioni për ankesa. Pra, Komisioni për ankesa zotërinj “të gjithëdijshëm” të PSP (SNP), e jo kryeadministratori. Që menjëherë t’ua heqim merakun, ky Komision në Komunën e Ulqinit është formuar dhe punon vazhdimisht. Vazhdojmë, në nenin 138 të të njëjtit Ligj thuhet “Kundër vendimit të Komisionit për ankesa mundet që me padi të fillohet procedura administrative, në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së vendimit”, dhe ja tre niveli i procesit zotërinj të PSP. Po edhe sikur të vendosë Kryeadministratori, më herët e kemi njoftuar opinionin, që për qytetarët e Komunës së Ulqinit, kemi siguruar të drejtën e ankesës dhe e gjitha në pajtim me dispozitat ligjore dhe aktet nënligjore të Komunës së Ulqinit. Që nuk është ashtu dhe që punohet në mënyrë të paligjshme, sigurisht që deri tash do të kishte dalë ndonjë i mençur i PSP (SNP), i cili të gjithë këto aktvendime do t’i rrëzonte në gjykatat kompetente, por në gjykata duhet të shkohet i përgatitur me dije dhe fakte, gjë që ju sigurisht nuk i keni. Kështu që ju mbeten vetëm fjalët boshe.

Në kumtesë më vonë e ulni pakëz tonin, e thoni që nuk janë fajtorë ata të rinj që janë punësuar, por që gjoja nuk është respektuar procedura. Të ballafaquar me fakte nuk keni mundur ndryshe, është normale që të pendoheni për atë që të rinjtë e shkolluar pa pikë faji i keni vendosur në shtyllën e turpit, por në gjëra të tilla është reduktuar politika juaj, në “kërkimin e të afërmve” dhe në teorinë e komplotit. Ju ndoshta edhe i njihni ligjet dhe faktet, por ato nuk ju përgjigjen, sepse shqyrtimi serioz dhe profesional i fakteve dhe ligjeve nuk shkon në mejhane me gotën e rakisë, ku politika e PSP (SNP) ka arritjen dhe suksesin më të madh.

Intrigat e ulëta nuk përfundojnë këtu. Ju pengon edhe vajza e drejtorit të Qendrës për kulturë. Por, normalisht që nuk e përmendni që ajo është arkeologe e diplomuar, e çfarë është më e logjikshme se që të punësohet në muze, apo ndoshta është dashur të presë që babai dhe nëna t’i shkojnë në pension, që pastaj të punësohet, e që me këtë mos të nxisë dyshime në këshillin komunal të PSP.

Në fund intrigoni edhe raportin e supozuar të inspektimit administrativ, por që nuk përmendni që ai raport nuk ka lidhje me organet e pushtetit ekzekutiv, por për kompetencat të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me Kuvendin. Është e vërtetë që na i keni dërguar të gjitha inspektimet e mundshme, por asnjëra nuk ka gjetur asnjë paligjshmëri, përndryshe nuk dyshoj se shpejt kishit vrapuar për ta njoftuar opinionin.

Me këtë e përfundojmë polemikën me Këshillin komunal të PSP (SNP). Shpresojmë që me gjuhën e fakteve dhe ligjeve u kemi sqaruar qytetarëve këto zhurma boshe që çdo ditë vijnë prej PSP. Shpresojmë që të gjithë e kanë kuptuar dhe parë se në cilën anë janë faktet dhe ligji, dhe cili është niveli dhe aftësia e njohjes së drejtësisë dhe fakteve nga ana këshillit komunal të PSP, dhe në bazë të kësaj të vlerësohen kumtesat e tyre të ardhshme, që do të jenë më të shpeshta dhe me më shumë të pa vërteta dhe intriga, si të ofrohet dhe zhvillohet fushata zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi